Avokado gjithnjë e më shumë po bëhet ushqimi më i popullarizuar për njerëzit vitet e fundit.
Fruti i gjelbër është ndër ushqimet më të preferuara në kuzhinat në të gjithë botën, thotë ekspertja e ushqimit Lisa Drayer për CNN, transmeton Klankosova.tv
"Avokadot ofrojnë një larmi përfitimesh shëndetësore dhe janë një përbërës i gjithanshëm kur gatuani", thotë Lisa Drayer.
Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i yndyrës, ato janë plot me vlera ushqyes dhe mund të jenë një pjesë e dobishme e një diete të ekuilibruar.
Ky frut ndihmon në rregullimin e funksionit nervor, si dhe janë të mbushura me yndyra.
"Kur keni shumë kolesterol LDL, ai ngurtësohet përgjatë skajeve të arterieve tuaja dhe i ngushton ato, sipas Klinikës Mayo.
Gjithashtu avokado zvogëlon rrjedhën e gjakut nëpër arteriet, të cilat mund të shkaktojnë mpiksje të gjakut dhe komplikime të tjera mjekësore.
Avokadot janë të pasura gjithashtu edhe me folate.
Folati është një vitaminë B që është e rëndësishme për funksionimin e duhur të trurit dhe shtatzënitë e shëndetshme, tha Drayer.
Folati mund të ndihmojë në parandalimin e defekteve të lindjes, veçanërisht ato që prekin trurin dhe shpinë të një fëmije, gjatë javëve të para të shtatzënisë, sipas CDC, transmeton Klankosova.tv.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.