Nënat në Britaninë e Madhe zënë vendin e parë në botë për mosdhënie gjiri fëmijëve të tyre.
Kështu tregon një studim i bërë nga The Lancet. Në këtë shtet ka dalë se vetëm një nga 200 nëna ushqen fëmijën e saj me gji, apo vetëm 0.5%, pasi që fëmija të ketë mbushur 12 muaj.
Por ndryshe është në vendet tjera. Në Gjermani përqindja arrin në 23, në Brazil me 56% kurse në Senegal foshnjat ushqehen nga nënat e tyre me gji deri në 99%.
E pse po ndodh kjo në ishull thuhet se shkak janë disa keqkuptime në lidhje me gjidhënien, pasi që mendohet se një gjë e tillë ndodh vetëm në vendet e varfra.
Por ekspertët janë përgjigjur se gjidhënia është mënyra më e mirë për ta ushqyer fëmijën, pa ndarë vendet e zhvilluara ose jo.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.