Rrethrrotullimet janë menduar për të ndihmuar në kontrollimin e shpejtësisë dhe në reduktimin e rrezikut të aksidenteve. Por, për fat të keq, ato ndonjëherë shërbejnë edhe si pengesë.
Një video nga Bralia e Rumanisë e bërë me 4 maj, e shfaq atë se si një makinë kalon përmes një rrethrrotullimi dhe vazhdon të “fluturojë” në ajër në anën tjetër të rrugës, transmeton Klan Kosova.
Duke e cituar një media lokale, Daily Telegraph raporton se shoferi është ankuar për ndriçim të dobët në atë pjesë. Sidoqoftë, gazeta po ashtu shkroi që shoferin 22 vjeçar edhe mund ta kishte zënë gjumi në timon.
Bëhet e ditur se ai nuk u lëndua, por mund të përballet me akuza penale për dëmtim të unazës.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
EV
SHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.