Lajmet e fundit

Forcat e Mbrojtjes Izraelite pretendojnë se kanë pastruar një celulë të Hamasit, e cila vepronte brenda një shkolle në Gazën jugore, raporton Skynews, transmeton Klan Kosova.
Tutje bëhey e ditur se filloi një operacion pastrimi pasi mori zjarr nga luftëtarët e Hamasit nga brenda një shkolle të paidentifikuar në Khan Younis.
"Gjatë operacionit, trupat u angazhuan me një celulë terroriste që qëlloi kundër trupave me armë zjarri dhe raketa antitank të stilit RPG", thuhet në një përditësim të tyre.
"Trupat vranë terroristët gjatë betejës", thuhet tutje në komunikim.
Ushtria pretendoi se trupat gjetën raketa me rreze të gjatë veprimi të fshehura brenda shkollës dhe një kompleks luftarak të nëndheshëm.
"Për më tepër, trupat izraelite drejtuan një sulm të IAF mbi kompleksin dhe qendrat shtesë të vëzhgimit dhe kontrollit që i përkisnin organizatës terroriste Hamas".
Izraeli ka akuzuar prej kohësh Hamasin se është futur në infrastrukturën civile si shkolla apo spitale - pretendimet që organizata militante i mohon.