Lajmet e fundit

Zyrtarët izraelitë kanë thënë se është rënë dakord për lejimin e kthimit të 150 mijë palestinezëve në veri të Gazës, nëse arrihet një marrëveshje armëpushimi.
Dy zyrtarë me njohuri për bisedimet i thanë Reuters se kjo ishte pjesë e një propozimi të ShBA-së për armëpushim.
Në këmbim, thanë ata, Hamasit do t'i kërkohet të japë një listë të pengjeve gra, të moshuara dhe të sëmura.
Ndërkaq, Hamasi tha dje se propozimi i fundit nuk i plotësonte kërkesat, por se do ta bënte edhe një analizë përpara se të përgjigjej.