Lajmet e fundit

Izraeli ka bërë të ditur se do të hapë një vendkalim për të lejuar kamionët me ndihma të hyjnë sonte në Gaza.
Është bërë e ditur se porti i Ashdodit do të hapet për ndihmën humanitare në ditët në vijim, njofton Sky News, transmeton Klankosova.tv.
Synimi për të hapur vendkalimin dhe portin e ri u njoftua nga qeveria izraelite javën e kaluar pas një telefonate midis presidentit amerikan, Joe Biden dhe kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.