Lajmet e fundit

Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rinisur bisedimet për një vizitë zyrtare të nivelit të lartë në Uashington për të diskutuar ofensivën e planifikuar në Rafah në Rripin jugor të Gazës.
Bisedimet u anuluan pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu reagoi me zemërim ndaj vendimit të ShBA-së për të abstenuar në një votim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për një armëpushim, duke e lejuar atë të kalonte, transmeton Klankosova.tv.
"Kështu që ne tani po punojmë me ta për të gjetur një datë të përshtatshme që padyshim do të funksionojë për të dyja palët", tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.
Asnjë datë nuk është finalizuar ende. Një zyrtar amerikan tha se ministri i çështjeve strategjike, Ron Dermer dhe këshilltari i sigurisë kombëtare, Tzachi Hanegbi do të jenë në mesin e delegacionit që do të vijë në Uashington, raporton Associated Press.
Delegacioni në ShBA kishte për qëllim të diskutonte një pushtim tokësor të premtuar të qytetit jugor të Gazës, Rafah, i cili është i mbushur me civilë të zhvendosur. Izraeli deri më tani ka refuzuar apelet amerikane për të anuluar sulmin e planifikuar.