Lajmet e fundit

Uashingtoni sot lejoi Këshillin e Sigurimit të OKB-së të miratonte një rezolutë që bënte thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza.
Dy zyrtarë izraelit thanë se vendimi i ShBA-së për të abstenuar në votim bëri që kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu të anulonte një vizitë të planifikuar në ShBA nga dy prej këshilltarëve të tij të lartë.
Abstenimi i ShBA-së në votën e së hënës lejoi miratimin e rezolutës së fundit, kur 14 anëtarët e tjerë të këshillit prej 15 anëtarësh votuan po, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkaq, pas kësaj, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield tha çdo armëpushim duhet të vijë me lirimin e të gjithë pengjeve.
"Një armëpushim mund të kishte ardhur rreth muaj më parë nëse Hamasi do të kishte qenë i gatshëm të lironte pengjet. Çdo armëpushim duhet të vijë me lirimin e të gjithë pengjeve”, shtoi ajo.