Lajmet e fundit

Në Davos, kryeministri foli përsërsi, kësaj here si profesor filozofie me “trekëndëshin” Kant–Mill–Aristotel, veç i mungoi edhe me i shpërnda nota audiencës. Në Kosovë s’na duhet filozofi për skenë, na duhet plan për terren, diçka që nis sot e jep efekt shpejtë, jo pas një dekade.
Shpesh m’vijnë mesazhe me të njëjtin nëntekst: “Mirë po na e përshkruan situatën, po s’po na tregon cila është rruga me e rregullu.” E pranoj. Shkrimet e mia janë diagnozë, jo rrugë. Veç që ka një problem të vogël, po fatal: pa diagnozë s’ka shërim, ka vetëm PR, ka vetëm “po e zgjidhim”, edhe pastaj prapë na zë dimri me pantolla të shkurta.
Nuk po pretendoj me ofru zgjidhje për krejt nyjën energjetike të Kosovës me një shkrim, as me një masë të vetme. Energjia është mozaik me shumë pjesë: gjenerim, rrjet, rregullim, treg, bateri, e plot të tjera. Po ka një copë që e hap hapësirën ma shpejt se të tjerat.
Kjo politikë e ul kërkesën kur na dhemb ma shumë, në dimër, dhe njëkohësisht e krijon një industri vendore: produkte, izolim, dritare, instalime, auditim, shërbime, standarde, që nesër munden me u eksportu.
Pra kjo s’është “ilaç magjik”, është një prej ilaçeve që funksionon, është e lehtë me e nisë, dhe lehtë me e bo, nëse vendosim me e trajtu si infrastrukturë kombëtare.
Prandaj ky shkrim s’është edhe një fotografi e ftohtit, është një propozim që s’pret mrekulli, s’pret tender 7-vjeçar, s’pret “zgjidhjen e madhe” që gjithmonë është në PowerPoint e kurrë në prizë. Kjo rrugë quhet RETROFIT.
Retrofit-i, me fjalë për dummies, është kur ia vesh shtëpisë “jaknën” e duhur: izolim termik, dritare të mira dhe kontroll të ngrohjes, që me shpenzu shumë ma pak rrymë e me pasë të njëjtën ngrohtësi, sidomos në dimër.
Dhe ja fjalia që s’duhet me na ardhë marre me e thonë me zë: Kosova duhet me i trajtu retrofit-et e ndërtesave dhe shtëpive si infrastrukturë kombëtare, sikur autostradat, sepse çdo ndërtesë dhe shtëpi e paizoluar është një kontratë e përhershme importi, e nënshkruar çdo dimër.
Muhabeti i madh i energjisë, sport kombëtar me faturareale
Kosova e don “muhabetin e madh” të energjisë. Gjenerim iri, megavatë të rinj, linja transmetimi, tendera milionshë, import pa ndal. Ndërkohë, dimri punon si noteri. Na e vulosçdo vit të njëjtën marrëveshje, kur rritet konsumi dheprodhimi vendor s’mjafton, importet bëhen tëdomosdoshme, sidomos dimrit, e sidomos në orët e pikut. KOSTT vetë e ka thënë qartë se kapaciteti vendor nuk e mbulon kërkesën gjatë dimrit dhe se importet janë tënevojshme gjatë periudhave të konsumit të lartë.
Këtu është ironia, ne sillemi sikur importi është “opsiontregu”, kur në praktikë është “mekanizëm mbijetese”, dhembijetesa jonë në dimër po na kushton shtrenjtë.
Importi është taksë e ftohtit
Kur importon në dimër, importon në kohën më të shtrenjtë, në tregun më nervoz, në momentin kur gjithë rajoni po bën tënjëjtën gjë. E kur sistemi është nën presion, “tregu” bëhetfjala më romantike që i themi një fature që s’e kontrollojmë.
INDEP ka dokumentuar se gjatë krizës çmimet e importit kanëshku deri në 540 euro për MWh. Edhe kur tregjet nuk janënë panik, fatura prapë s’është e butë, ZRE raporton se kostojamesatare e parashikuar e importit për 2024 ka qenë 97.79 euro për MWh.
Pastaj vjen pjesa që s’duhet me u harru, importi s’është vetëmçështje kompanish, është çështje shoqërie. Reuters raportoise Kosova ka shpenzu 114 milionë euro për importe tëenergjisë “vitin e kaluar”, në kontekst të presioneve dhereformave të tregut. Kjo është pare reale, pare që dalinjashtë, e kthehen mbrapsht si stres në tarifa, subvencione, osenervozë publike.
Nëse problemi i Kosovës është dimri dhe çmimi i dimrit, atëherë politika ma e mençur është ajo që e ul dimrin sikërkesë, jo vetëm e shton verën si plan.
Kjo politikë është retrofit-i.
Gjenerimi është i nevojshëm, po retrofit-i është “kapacitet iri” pa skandal dhe pa bast politik a partiak!
Po, Kosovës i duhen kapacitete të reja, më të pastra, mëfleksibile, më moderne. Kjo s’është më debati. Debati ështënë risk. Projekti i madh është bast, i gjatë, i shtrenjtë, politikisht i ekspozuar, proceduralisht i brishtë. Është edhe ilehtë me u shndërru në serial, sezon pas sezoni, me ankesa, tendera, komisione, e në fund me një fjali të thatë, “procesi u anulua”.
Retrofit-i është e kundërta. Është i shpërndarë, modular, ishpejtë, dhe për çudi, i mërzitshëm. Pra i besueshëm. Mundesh me nisë këtë vit, në mijëra ndërtesa, pa pritë“projektin historik”.
Dhe ka një avantazh që s’e ka asnjë central i energjisë, retrofit-i e ul kërkesën pikërisht në orët kur importi bëhet ipashmangshëm. KOSTT e pranon se në dimër, në orët e pikut, importet janë të nevojshme sepse kapaciteti vendor s’mjafton. Pra, nëse e ul kërkesën e dimrit / pikut, e ul importin, nëse e ul importin, e ul varësinë, dhe nëse e ul varësinë, e ul edhe tarifen e importit, e ul edhe hapësirën përdrama.
Nëse don një imazh që i rri Kosovës, mos i mendo retrofit-et si “rrenovim shtëpie”. Mendoje si central që s’djeg karburant, s’prishet, s’ka nevojë për import dhe s’ta dërgon faturën prejimporti. Ky është i vetmi “central” që punon duke mos e harxhu energjinë.
Nga “projekti social” te infrastruktura që matet, auditohet, dhe s’pyet a i pëlqen dikujt!
Kosova ka dokumente, ka plane, ka fraza. ZRE në raportet e veta e pranon rolin e importit si pjesë e mbulimit të kërkesës, dhe tregon edhe pjesëmarrjen e importit në konsum. Ajo qëna mungon nuk është fjalia, është makina e zbatimit.
Retrofit-et janë trajtu si projekt donatori, si program social, si“green accessory”. Infrastruktura nuk ndërtohet kështu. Infrastruktura ndërtohet me rutinë, me standarde, me kontrollcilësie, me matje, me verifikim.
Pse retrofit-i është më i fortë se argumenti klimatik!
Le ta themi troç, kjo s’është vetëm argument klimatik. Kjoështë ekonomi familjare, është konkurrencë biznesi, ështëstabilitet social. OECD e trajton ndjeshmërinë e kostos sëenergjisë dhe presionin që vjen nga tregu dhe importet nëKosovë si temë me peshë politike dhe ekonomike. FMN-ja e ka trajtuar ekspozimin e Kosovës ndaj importeve dhe kostovetë energjisë si rrezik shoqëror, pra si diçka që shkon përtej“sektorit”, është temë e ekonomisë.
Një strategji retrofit-i, e dizajnuar si infrastructure kombëtare, ibën katër punë në të njejtë kohë:
1. Zvogëlon importet dhe presionin fiskal. Kur çmimet jashtë rriten, dikush paguan këtu.
2. Zvogëlon pikun dimëror. Piku është kërkesa më e shtrenjtë, dhe në pikun dimëror futesh në import.
3. E rrit shëndetin dhe rahatinë. Shtëpitë e ftohtadhe me lagështi s’janë vetëm parehati, janë rrezikshëndetësor.
4. Krijon vende punë dhe prodhim vendor. Importii nxjerr paret jashtë, retrofit-i i qarkullon brenda.
Dhe po, retrofit-i s’ka nevojë për hero. Ka nevojë për një shtetqë e do normalitetin, jo spektaklin.
Çka do të thotë “retrofit si infrastrukturë” në praktikë?
Nëse e trajtojmë si infrastrukturë, atëherë s’ka më “thirrjeherë pas here”, ka pipeline. S’ka më improvizim, ka standard!S’ka më vetëm “u shpenzuan fondet”, ka “u kursyen kWh dheu ul piku”, me matje e me verifikim.
Dhe këtu vjen përfundimi që s’ka nevojë për patetikë: Kosova ka vite që po debaton si me prodhu më shumë rrymë. Duhetme i shpenzu vitet e ardhshme duke debatu si me e humb mëpak. Sepse izolimi s’është trend, është infrastrukturëkombëtare. Dhe derisa s’e trajtojmë si të tillë, dimri ka me vazhdu me e bë atë që di ma së miri, me i kthy strategjitëtona në megavat-orë të importuara, dhe debatet tona publikenë një faturë tjetër.