Ish sulmuesi i Newcastle dhe Brendtford, Ivan Toney, ka vlerësuar lartë Superligën e Arabisë Saudite, pas një sezoni të kaluar tashmë te skuadra e Al-Ahli.
Ai ka folur rreth kualitetit të futbollit në këtë ligë, me të cilën ai e përngjason shumë me futbollin që luhet në Premier League.
"Për mua Saudi Por League është e të njëjtit nivel sikurse Premier League. Shumë do të më kryqëzojnë për këtë deklaratë, mirëpo jam duke e thënë një të vërtetë. E keni parë se si Al Hilal se si mposhti Manchester Cityn? Unë do ti jepja shanse të mëdha Al-Ahlit që të përfundonte në top 4 çdo sezon në Premier League", tha ai.
Kujtojmë që Toney po kalon formë të shkëlqyeshme te Al-Ahli, ku në 31 ndeshje ka shënuar 24 gola.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.