Mesfushori kroat, Ivan Rakitiq, ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij.
Lajmi u bë i ditur nga vet ai. përmes një shkrimi në Instagram.
Gjatë karrierës së tij, ai luajti për skuadrat si Baseli, Schalke, Sevilla, Barcelona, Al-Shabab dhe së fundi te Hajduk Split, transmeton Klankosova.tv.
Suksesin më të madh në karrierë e kishte në Spanjë ku fitoi 2 herë Europa League me Sevillën si dhe po ashtu ishte pjesë e asaj skuadre të Barcelonës që fitoi “Tripletën” , në vitin 2015 ku edhe shënoi në finale ndaj Juventusit.
Ai po ashtu kishte sukses edhe me Kroacinë, ku shkoj në finale të Botërorit në vitin 2018.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.