Kombëtarja e Kosovës në futboll, të premtën më 10 tetor do ta zhvillojë ndeshje e radhës kualifikuese për Kampionatin Botëror 2026.
Përballja do të zhvilllohet në Prishtinë në stadiumin "Fadil Vokrri", me fillim nga ora 20:45.
UEFA tashmë i ka vendosur edhe gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në këtë takim.
Kryesori do të jetë italiani Marco Guida.
Asistentët e tij do të jenë, Giorgio Peretti dhe Giuseppe Perrotti.
Në VAR do të jetë Marco Di Bello, i ndihmuar nga Valerio Marini, të gjithë italianë transmeton Klankosova.tv.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.