Ndeshja e zjarrtë në mes të Shqipërisë dhe Serbisë do të zhvillohet të shtunën më 7 qershor në ora 20:45 në "Arenën Kombëtare" në Tiranë, e vlefshme për kualifikimet e botërorit 2026.
Për të ndarë drejtësinë në këtë ndeshje, UEFA e ka caktuar edhe gjyqtarin.
Ai është italiani Davide Massa, transmeton Klankosova.tv.
Asistentë të tij do të jenë Filippo Meli dhe Ciro Carbone, ndërsa referi i katërt do të jetë Fabio Maresca.
VAR-i i është besuar Aleandro Di Paolo, teka në AVAR do të jetë Daniele Doveri.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.