Matías Soulé po përjeton një fillim sezoni të shkëlqyer me Romën, me dy gola dhe tre asistime në gjashtë javët e para të kampionatit. Megjithatë, pavarësisht paraqitjeve të tij, thirrja e shumëpritur nga Kombëtarja e Argjentinës ende nuk ka mbërritur.
Kombëtarja italiane, kur drejtohej nga Luciano Spalletti, kishte treguar interes për Soulé që më parë. Vetë lojtari kishte zbuluar: “Më donin për Euro 2024, por në atë moment përparësi kishte Argjentina.”
Tani, me mungesën e thirrjez nga "Albiceleste", mundësia për të veshur fanellën e kaltër të Italisë mund të bëhet reale, transmeton Klankosova.tv.
Menaxheri i lojtarit, Guastadisegno deklaroi: “Matías është i vetmi ndër të rinjtë argjentinas që ende nuk ka pasur një mundësi. Ai po bëhet lider në një qytet të rëndësishëm si Roma dhe e meriton një shans, duke parë vazhdimësinë e formës që po tregon. Ëndrra e tij është të luajë në një Botëror. Nuk e di çfarë mund të ndodhë nëse situata nuk ndryshon.
Soulé është italo-argjentinas, kështu që mundësia për t’iu përgjigjur thirrjes së Italisë ekziston.” Sipas rregullave të FIFA-s, një lojtar me dy shtetësi mund të përfaqësojë njërën nga dy kombëtaret nëse nuk ka luajtur ende një ndeshje zyrtare me përfaqësuesen e parë.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.