Italia në muajin mars të vitit 2017 do të jetë nikoqire e takimit të parë të ministrave të kulturës të Grupit të shtatë vendeve më të të industrializuara (G7).
Këtë lajm e ka bërë të ditur ministri italian i kulturës, Dario Franceschini.
Duke theksuar se ky është takimi i parë i kësaj natyre, Franceschini tha se tema kryesore e tij do të jetë mbrojtja e trashëgimisë kulturore, lufta kundër tregtisë së paligjshme të artit dhe objekteve historike dhe përdorimit të kulturës si një instrument të dialogut.
Takimi në Firence do të jetë pjesë e përgatitjeve për samitin e liderëve të G7-ës, përbërë nga Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe SHBA-të, i cili zhvillohet në Sicili, në fund të majit, raporton agjencia e lajmeve AFP, përcjellë Klan Kosova
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.