Bosnje dhe Hercegovina do të përballet me Italinë në kuadër të play offit të Kupës së Botës.
Nikoqirët kanë vendosur që kjo ndeshje e madhe të zhvillohet në stadiumin e qytetit të Zenica, me kapacitet 15.600 tifozë, transmeton klankosova.tv
Kombëtarja e Italisë është ankuar për kushtet e stadiumit duke e konsideruar atë si një problem të madh para ndeshjes e së martës e cila zhvillohet në ora 20:45.
Mediat italiane kanë kërkuar përgjigje nga federata boshnjake se përse kjo ndeshje nuk zhvillohet në stadiumin e Sarajevës, e cila ka kapacitet prej 35 mijë ulëseve, mirëpo nuk kanë marrë konfirmim.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.