Lajmet e fundit

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia në Bologna të Italisë.
Gjatë këtij aksioni u gjetën dhe u konfiskuan drogë, para dhe armë.
Policia gjatë kapjes së 37-vjeçarit shqiptar, iu gjet një kilogram dhe 20 mijë euro.
Në zonën Reggio Emilia, agjentët identifikuan edhe një shqiptar tjetër i moshë 46-vjeçare, i cili u arrestua.
Në veturën e tij, policia gjeti edhe gjashtë kilogramë kokainë, 20 kilogramë kanabis.
E po ashtu u gjet edhe një revole e tipit “Taurus” me 50 gëzhoja, shkruajnë mediat në Itali përcjell Klankosova.tv
Ndërkaq, brenda shtëpisë së 46-vjeçarit u gjetën dhe u konfiskuan edhe 2.6 kilogramë hashah.
Gjithashtu edhe një shumë cash prej 9 mijë e 290 eurosh/ Klankosova.tv