Istogu ka kaluar në finale të Ligës së Parë pasi mposhti AS Prishtinën me rezultat 83:73.
Vendimtar në fitoren e Istogut ishin Ardit Pepaj me 29 pikë e 8 kërcime, Diamant Shabani me 19 pikë e 12 kërcime dhe Mirza Skrelja me 19 pikë e 10 kërcime, njofton Klan Kosova.
Ndërsa më i dalluari i AS Prishtinës ishte Don Polloshka me 21 pikë dhe 6 kërcime.
Kampioni i ligës së Parë do të hy në Superligë, ndërsa finalisti do të luaj në playout kundër Trepçës.
Istogu në finale do të ballafaqohet në finale me RC Cola Dritën.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.