Istogu është kualifikuar në raundin e tretë të Kupës Evropiane (EHF European Cup) për hendbolliste.
Kampioni i Kosovës e eliminoi skuadrën greke AEP Panorama, transmeton Klankosova.tv.
Federata e Hendbollit e Kosovës ka bërë të ditur se dy ndeshjet u luajtën në palestrën "Dresha" në Banjë. Të shtunën istogaset fituan me rezultat 39:31, derisa të dielën ndeshja përfundoi 28:28.
“Për herë të pestë Istogu ka kaluar kundërshtar në gara evropiane. Të dielën skuadra istogase ishte shumicën e kohës në avantazh, por ndeshja megjithatë nuk dha fitues”.
“Tamara Serbra Aragon i shënoi nëntë gola për Istogun. Tetë i shtoi Joendie Balotinelle Olikak. Me tri gola kontribuoi Farida Mabrouk, njëjtë sa Luna Gonçalves”, thuhet në njoftimin e FHK-së
Istogu tani do të synojë kalimin e raundit të tretë, që do të ishte sukses historik. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.