Pas humbjes në finale nga RC Cola Drita, Istogu do të ketë edhe një rast për të shpresuar inkuadrimin në Superligë. Djelmoshat e Fikret Shatrit do të sfidojnë Trepçën që sezonin e rregullt e përfunduan në pozitën e 7, vend ky që të dërgon në barazh. Ndeshja do të zhvillohet të hënën, me fillim prej orës 17:00, drejtpërdrejt në Art Sport 1.
17:00 ISTOGU - TREPÇA ART SPORT 1
Istogu dhe Trepça do të luajnë në “Play-Out”, për një vend në Five Star Superligën e Basketbollit të Kosovës. Në duelet përballë njëra tjetrës, skuadra që kualifikohet duhet të fitoj dy ndeshje, por nëse seria barazohet në 1-1, ndeshja e tretë do të jetë përcaktuese për emrin e klubit që do garoj në Superligë vitin e ardhshëm.
Istogu luan në “Play Out” për shkak se u mund nga RC Cola Drita në finalen e “Play-offit” të Ligës së Parë, kurse Trepça përfundoi në vendin e 7 të Superligës.
Në sezonin e rregullt, Istogu e përfundoi ligën në vendin e dytë me 15 fitore e 3 humbje ndërsa Trepça në Superligë kishte 11 fitore e 17 humbje.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.