Istogu ka arritur që për herë të parë të kalojë në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll.
Kjo pasi istogasit eleminuan ekipin nga Prizreni A&N dhe këtë e bënë vetëm pas penaltive në ndeshjen dramatike e cila u zhvillua në stadiumin “Demush Mavraj”.
Në 11-metërshat vendasit u treguan më të qetë duke triumfuar me rezultatin 7:6, derisa 120 minutat përfunduan me rezultatin e barabartë 1:1.
Egzon Kurteshi fillimisht e kaloi në epërsi Istogun, kurse Fatmir Rexhaj shënoi autogol në minutën e 90-të.
https://www.youtube.com/watch?v=hx6XHBbbYT8&feature=youtu.be&ab_channel=KlanKosova
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.