Lajmet e fundit

Është shoqëruar në polici një person në fshatin Lubozhdë të Istogut, pasi të njëjtit i janë gjetur një pistoletë, një pushkë gjuetie dhe 17 fishekë.
Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, shkruan Klankosova.tv.
"Është shoqëruar në stacionin policore i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit të veturës së tij i është gjetur dhe konfiskuar: një pistoletë, një pushkë gjuetie dhe 17 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt", thuhet tutje në raport.