Trajneri i klubit të futbollit Ballkani, Ismet Munishi, ka deklaruar se nuk është në planet e tij që ta merr drejtimin e Kombëtares së Kosovës në futboll.
Ai ka thënë se të gjitha planet e tij lidhen me klubin nga Superliga e Kosovës të cilin e ka nën menaxhim, transmeton Klan Kosova.
“Ndihem i nderuar nga opinioni futbolldashës që kanë besimin se unë do të isha i duhuri në këtë kohë krize ta udhëheqi Kosovën , por unë besoj se në këtë moment duhet të jemi të bashkuar dhe t’i përkrahim djelmoshat tanë dhe trajnerin aktual”, është shprehur ai në Facebook.
https://www.facebook.com/ismet.munishi1/posts/3717846948228289
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.