Në një moment të papritur, kryetrajneri i skuadrës nga Klina Ismet Munishi, ka njoftuar përmes rrjetit të tij social Facebook, se po largohet nga posti i kryetrajnerit te Dukagjini për arsye personale.
Njoftimi i plotë i tij:
"Falemderi Klinë !
Rrugtimi im te KF Dukagjini (Klinë) mbaron ketu,per arsye personale jap dorheqje nga posti i trajnerit .
Falemderoj qytetarët e Klinës , Presidentin Fabian Veseli , Drejtorin Korab Desku !
Falemderoj stafin e trajnerve Ardian Basha, Ndue Pergjokaj, Valmir Bytyqi dhe Sejdi Morina !
Falemderoj lojtarët për sakrificën dhe përkushtimin e tyre ?!
Klubit i dëshiroj shumë suksese në vazhdim !"
Munishi me skuadrën e Dukagjinit ishte brenda objektivave, ku pas 12 xhirove të kaluara, Klinasit janë vendin e 4-të, me 17 pikë, 5 fitore, 2 barazime dhe 5 humbje.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.