Për fat të mirë, pas një periudhe të rëndë pandemie, e cila erdhi si pasojë e tubimeve politike gjatë zgjedhjeve nacionale, ditëve të fundit ka një rënie të dukshme të numrit të të infektuarve në komunën e Gjilanit, por sfidë mbetet vaksinimi.
Kështu ka thënë Arbër Ismajli, nënkryetar i Komunës, në takimin e sotëm të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), ku ai ka paraqitur një informatë për gjendjen momentale të pandemisë COVID-19, e cila ka filluar prej më tepër se një viti.
Ismajli tha se pos hospitalizimeve në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, i cili ditëve të kaluar ka qenë i mbingarkuar me pacientë, ndihmë të vazhdueshme kanë dhënë edhe ekipet lëvizëse të QKMF-së, të cilat brenda një dite kanë ofruar rreth 80 shërbime ditore nëpër shtëpi të të infektuarve.
Aktualisht numri i rasteve pozitive ka rënë në 139, të shtrirë në spital janë 33 pacientë, ndërsa të shëruar rezultojnë 6600 persona.
Ai shprehu keqardhje që betejën me virusin e kanë humbur 140 persona, nga paraqitja e pandemisë e këndej, transmeton Klan Kosova.
Përndryshe, Ismajli tha se sfidë e vazhdueshme mbetet vaksinimi i popullatës, duke kërkuar nga qeveria që të shtojë përpjekjet për të siguruar dozat e nevojshme të vaksinave dhe të mos presim ndihma simbolike nga shtete tjera.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.