Komiteti Olimpik i Kosovës ka bërë të ditur se Islam Selmani është radhitur i pesti në Kampionatin Evropian të karatesë.
Në një postim në Facebook, KOK-u bën të ditur se Islam Selmani ishte shumë afër podiumit në Kampionatin Evropian të karatesë, që po mbahet në Yerevan të Armenisë.
"Karateisti ynë luftoi sot për medaljen e bronztë dhe pavarësisht epërsisë 3:0, në sekondat e fundit pësoi humbje nga armeni, Yura Zalyan, kategoria -61 kg".
"Kampioni i Evropës për junior, Selmani, dëshmoi se është e ardhmja e karatesë, sikurse Betim Maliqi që sot fitoi të bronztën", thuhet në njoftim.
Nesër të njëjtën medalje e kërkon ekiporja e vajzave, të cilave KOK-u iu uron suksese.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.