20.01.2017 · përditësuar para 3462 dite1 min lexim
Militantët nga të ashtuquajturit Shteti Islamik, kanë shkatërruar një pjesë të amfiteatrit romak në qytetin e lashtë të Palmyra.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se fasada e amfiteatrit që daton nga shekulli i dytë është shkatërruar, transmeton Klan Kosova.
Xhihadistët në dhjetor kanë rimarr nga Qeveria këtë pjesë e cila është në listën e trashëgimisë së UNESCO-s .
Por ISIS edhe më herët e kishte mbajtur këtë pjesë nën pushtetin e saj për dhjetë muaj.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DG
SHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.