Lajmet e fundit

Në të gjitha këto karakteristika kontribuuan udhëheqësit e këtij shteti dhe shija e tyre për stilin e jetës, ndërtimit e të tjera. Por, mbretërit nuk ia mohuan vetes vendet më të mira të këtij rajoni përrallor, duke mos e përjashtuar as Mbretin Ludwig II që mbante edhe një titull të tillë.
Ludwig II ishte Mbreti i Bavarisë nga viti 1864 deri në vdekjen e tij më 1886. Ai nganjëherë quhej Mbreti Përrallor ose der Märchenkönig. Ai gjithashtu mbajti titujt e Count Palatine të Rhine, Duka i Bavarisë, Duka i Frankonisë dhe Duka në Swabia. Ai u ngjit në fron në moshën 18 vjeçare.
Ludwig II i donte vendet që i garantonin atij izolimin, prandaj pati një ishull të vetin që e emëroi "Ishulli i Rozës" në Liqenin Starnberg.
Babai i tij, Maximilian II, kishte një shtëpi verore të ndërtuar atje të quajtur Kazino. Shtëpia është e rrethuar nga një park me një kopsht të trëndafilave.
Në këtë vend Ludwig II u mbrojt nga shikimet kureshtare dhe shijoi takimet me kushërirën e tij, Elisabeth, Perandoreshën e Austrisë.
