Ndeshja fillimisht e planifikuar për javën e 17-të të La Ligës midis Villarreal dhe Barcelonës në Miami është anuluar.
Sipas përditësimeve të fundit, ndeshja do të luhet tani në stadiumin vendas të Villarrealit, Estadio La Ceramica, transmeton Klankosova.tv
Deklarata zyrtare e La Ligës thotë se vendimi vjen pas javësh pasigurie në Spanjë.
Liga pohon se projekti përputhej plotësisht me të gjitha rregulloret e futbollit dhe nuk kompromentoi integritetin e garës.
Organizatorët argumentojnë se bllokimi i iniciativave të tilla pengon rritjen dhe konkurrueshmërinë e futbollit spanjoll, veçanërisht pasi Premier League dhe Liga e Kampionëve vazhdojnë të zgjerojnë ndikimin e tyre. /Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.