Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 3 korrik rreth orës 13:30, ndërsa është raportuar pesë ditë më vonë. Viktima, ka deklaruar se derisa ndodhej në një lokal, është sulmuar nga bashkëshorti i saj, transmeton Klankosova.tv.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, me konsultimin e të cilit është iniciuar rasti. Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet janë në vazhdim për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.