Është arrestuar 27-vjeçari G.L në Ferizaj, pasi i njëjti ishte në kërkim për veprën penale ‘‘ Vrasje e mbetur në tentativë" .
Në komunikatën për media bëhet e ditur se ai është dënuar me burgim prej 18 muajsh dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.
"Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale: ‘‘ Vrasje e mbetur në tentativë" me dënim burgimi prej tetëmbëdhjetë (18) muajve dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit".
"Policia rajonale e Ferizajt falënderon qytetarët për bashkëpunim, ndërsa inkurajon edhe të tjerët që të bashkëpunojnë me policinë. Saherë që kanë informacione për personat e kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë stacionin e policisë më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406", thuhet tutje në komunikatë.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.