Lajmet e fundit

Gjykata e Tiranës caktoi masën arrest në burg për 31-vjeçarin Gleard Gusholli, i cili dhunoi dhe mbajti peng bashkëjetuesen e tij.
Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa i riu deklaroi se gjithçka ka ndodhur nga xhelozia.
Avokati i tij mbrojtës i bëri me dije gjykatës se 31-vjeçari vuan nga depresioni dhe prej disa muajsh trajtohet me medikamente.
Për këtë avokati i kërkoi gjykatës shtrim të detyruar në spital, kërkesë që nuk u pranua nga gjyqtari Kujtim Vraniçi.
Katër personat e tjerë të arrestuar për përkrahje të autorit dhe veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës u liruan duke i caktuar masën detyrim paraqitje.
Prokuroria e Tiranës ndryshe nga referimi i policisë, e akuzon Gushollin për 3 vepra penale: plagosje, dhunë në familje dhe heqje të pa ligjshme të lirisë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në një banesë në rrugën Frosina Plaku në Tiranë, ku 28-vjeçarja u mbajt e mbyllur për një javë dhe u dhunua sistematikisht. E reja kishte ardhur nga Gjermania në Shqipëri për të bashkëjetuar me Gleard Gushollin. /euronews.al