Ish-futbollisti i Premierligës, Jesse Lingard, ka thënë në gjyqin për sulm seksual të gjyshit të tij se do të kishte “shkëputur lidhjet” me të afërmin e tij nëse do të dinte për akuzat kundër tij.
Ish-ylli i Manchester United dhe Anglisë e bëri komentin pasi udhëtoi nga Koreja e Jugut , ku luan për FC Seul, për t'u paraqitur si dëshmitar mbrojtës i Kenneth Lingard në Liverpool Crown Court.
86-vjeçari, nga Warrington, mohon 17 akuza për sulm të pahijshëm ndaj një gruaje që ka pretenduar se ai e ka abuzuar me të që në moshën pesë vjeçare, shkruan SkyNews, transmeton Klankosova.tv
"Vajza ime nuk do të ishte aty rrotull. Motra ime e vogël nuk do të ishte aty rrotull, nëse do ta dija", tha Lingard.
Futbollisti tha se nuk kishte ditur asgjë në lidhje me akuzat ndaj gjyshit të tij më parë dhe "do t'i kishte ndërprerë lidhjet me të menjëherë" nëse do të dinte. /Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.