Ish-selektori i Kosovës Edmond Rugova, në emisionin Sports Shoë në Klan Kosova tha se kombëtarja duhet të ketë strategji të re.
"Duhet shumë punë në të ardhmen sepse mos të dalim jashtë kornizave. Ishte një ndeshje debutuese. Por, luajtën me Andorrën, një ekip nën mesatar. Nuk duhet ta ekzagjerojmë këtë punë. Jemi në një udhëkryq dhe na duhet një strategji e re", tha Rugova.
"Dardanët" fituan me rezultat 3:0 si mysafirë të Andorrës.
Kjo ishte fitorja e parë skuadrës së drejtuar nga Primozh Gliha, në kualifikimet për "EURO 2024".
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.