Rahoveci ka kompletuar pesëshen e lojtarëve të huaj për edicionin e ri, duke e zyrtarizuar basketbollistin amerikan Jemerio Jones.
Jones është 30-vjeçar, me gjatësi 196 cm dhe luan në pozitat 2-3.
Ai ka një karrierë të pasur, pasi në të kaluarën ka luajtur edhe në NBA me skuadrën e famshme Los Angeles Lakers.
Ndërsa së fundmi, Jones ka qenë pjesë e kampionatit në Meksikë.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.