Klubi i Futbollit Llapi ka njoftuar se e ka rikthyer në përbërje futbollistin Kushtrim Shabani.
Llapi bëri të ditur se Shabani ka nënshkruar kontratë dyvjeçare, deri në qershor të vitit 2027.
“Pas dy edicioneve të kaluara tek SC Gjilani, 28-vjeçari rikthehet në shtëpi, aty ku u formua si futbollist dhe ku si lider i ka prirë skuadrës drejt sukseseve”.
“I njohur për angazhimin maksimal dhe lidershipin në fushë, Kushtrimi rikthehet më i motivuar dhe më i gatshëm se kurrë për të dhënë gjithçka për fanellën bardhekaltër”, thuhet në njoftimin e klubit, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, Llapi tha se me rikthimin e Shabanit, konfirmohet ndërtimi i një skuadre me futbollistë me përvojë që sezoni i ri të jetë i suksesshëm.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.