Ish- kapiteni i ekipit kombëtar të Brazilit, Lucio, është shtruar në spital pas një incidenti me oxhakun që shpërtheu në shtëpinë e tij në Brasilia, raportojnë mediat lokale.
Fituesi 47-vjeçar i Kupës së Botës thuhet se është në gjendje të qëndrueshme pasi pësoi djegie të shkaktuara nga një oxhak ekologjik që nuk funksiononte mirë të enjten në mbrëmje.
Gruaja e tij, Marília Forgiani, e cila ndodhej në shtëpi kur ndodhi ngjarja, nuk pësoi lëndime.
Sipas një deklarate të lëshuar në mediat sociale nga çifti, Lucio e përshkruan incidentin si një aksident familjar dhe falënderuan të gjithë ata që e ndihmuan. / Klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
VZ
SHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.