Tri herë kampioni i Grand Slam, tenisti Stan Wawrinka, është tërhequr nga Wimbledon me një dëmtim në këmbë, i cili gjithashtu e ka detyruar atë të humbasë French Open.
Ish-numri tre në botë kishte një operacion në këmbën e tij të majtë në fillim të këtij viti.
Ai nuk ka luajtur në ATP Tour që nga humbja e tij në raundin e parë nga Lloyd Harris në mars, në Qatar Open.
Wimbledon, i cili fillon më 28 qershor, është i vetmi Grand Slam që zvicerani nuk e ka fituar, megjithëse ishte dy herë çerekfinalist.
33 vjeçari, tani i renditur i 24-ti në botë, fitoi Australian Open më 2014, para se të fitonte French Open më 2015 dhe US Open më 2016.

●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.