Duket se një tjetër super-ndeshje është në horizont për vitin e ardhshëm.
Ish-kampioni i padiskutueshëm dy herë i botës në peshat e rënda, 38-vjeçari Oleksandr Usyk, zbuloi në një intervistë me Boxing King Media se planifikon të ngjitet në ring për disa ndeshje të tjera, transmeton Klankosova.tv
Ai tashmë ka përmendur një nga kundërshtarët e tij me të cilin do të donte të kishte një meç - amerikanin 40-vjeçar Deontay Wilder.
"Dua të vazhdoj të luftoj vitin tjetër. Dua të përballem me Deontay Ëilder. Mendoj se është një ndeshje emocionuese. Ai (Ëilder) është kampion bote, një djalë shumë i famshëm, një djalë i fuqishëm dhe është një nga luftëtarët më të mëdhenj të peshave të rënda të dhjetë viteve të fundit", tha Usyk, transmeton Klankosova.tv
Më parë, Ëilder deklaroi se do të ishte i hapur për t’u përballur me Usyk në ring, duke e konsideruar atë një nga boksierët më të mëdhenj në historinë e këtij sporti.
Gjithashtu ka pasur thashetheme të vazhdueshme në media rreth një takimi të mundshëm të Usyk me Furyn për një trilogji, por ukrainasi ka zgjedhur në vend të kësaj të sfidojë Ëilderin — një nga rivalët më të vështirë të Furyt. /Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.