Erdhi me shumë bujë gjatë verës, mirëpo nuk e pati debutimin e ëndrrave.
Ish-futbollisti i Real Madrid, Jose Rodriguez realizoi autogol në humbjen 0:1 të Flamurtarit të Vlorës nga Elbasani, në ndeshjen e xhiros së parë të Kategorisë Superiore, transmeton klankosova.tv.
Ky nuk ishte starti që pritej nga ekipi jugor që investoi shumë në merkaton verore, duke shfaqur ambiciet e mëdha.
Në xhiron e dytë, Flamurtari do përballet me ekipin e Bylis.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.