Në një prej tronditjeve më hallakatëse të këtij viti në transmetimet sportive, Turner Sports (TNT) ka dështuar të sigurojë edhe për 11 vjet të drejtat e transmetimit të ndeshjeve të NBA.
Por, derisa kjo kompani mund ta ketë humbur produktin më të suksesshëm, ajo ia doli ta mbajë prezantuesin e vetë numër një, Charles Barkley, dhe kjo në “dëm” të këtij të fundit.
Ish basketbollisti i mirënjohur i 76ers, Suns dhe Rockets në NBA refuzoi ofertën prej rreth 100 milionë dollarë, që iu bë nga një kompani tjetër.
Ai vendosi të rrijë me TNT në mënyrë që t’ua sigurojë pagat pjesëtarëve të ekipit me të cilët ka punuar, të paktën edhe për një vit, kur pritet t’i përfundojë kontrata me këtë firmë, sipas marrëveshjes së përbashkët.
“Unë e duan familjen time te TNT Sports”, tha Barkley në një deklaratë që e lëshoi Turner. “T’ju them të drejtën, më ofruan shifra të cmendura, por prioriteti im numër një ishin dhe gjithmonë do të jenë njerëzit dhe mbajtja e tyre së bashku, për aq kohë sa të jetë e mundur. Për këtë, ndihem shumë mirë”.
Barkley ka punuar me TNT qe 25 vjet, ndërsa më 2022 nënshkroi kontratë 10 vjeçare me TNT Sports. Por, pas dështimit të sigurimit të të drejtave të NBA, të dyja palët janë pajtuar që më 2025 t’i dhënë fund bashkëpunimit.
Në fund të korrikut NBA zgjodhi ta pranojë ofertën prej 1.8 miliardë dollarë në vit nga Walt Disney, NBC dhe Amazon. Kontrata e re do të jetë e vlefshme për 11 vjet.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.