Sulmuesi suedez, Alexander Isak, vazhdon të jetë objektiv i Liverpoolit këtë verë.
Sipas gazetarit sportiv, Fabrizio Romano, transferimi i Isakut në “Anfield” varet totalisht nga Newcastle.
Romano tha se nëse Liverpooli e shet Luis Diazin, atëherë “The Reds” mund ta nisin një ofertë zyrtare për suedezin, pasi sipas tij, klubi dhe lojtari kishin kontakt direkt 10 ditë më parë.
Isaku nuk është në bisedime konkrete me Al Hilal deri tani, ndërkohë, Newcastle ka rifilluar kërkimet për sulmues të nivelit të lartë në treg, me lëvizje që priten së shpejti.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.