Dallas Mavericks ka shënuar fitore ndaj Golden State Warriors me shifrat 109-99, në kuadër të ligës më të fortë në basketboll, NBA.
Çereku i parë nisi ngushtë me dy ekipet duke barazuar 27-27. Ndërsa çereku i dytë, u mbyll me shifrat 21-15 në të mirë të Mavericks.
Edhe perioda e tretë u mbyll baras 28-28. Ndërsa periudha e fundit ishte përcaktuese për fitoren e Maverics pasi triumfuan me shifrat 33-29, për rezultatin përfundimtar 109-99.
Lojtari më i dalluar në ndeshje ishte nga anët e Warriors, Jonathan Kuminga, me 27 pikë, katër kërcie dhe dy asistime.
Ndërsa në fitoren e Dallasit më të dalluarit ishin Kyrie Irving me 23 pikë, tetë kërcime dhe 10 asistime, i ndihmuar nga Luka Donçiq me 21 pikë, tre kërcime dhe nëntë asistime.
Dallasi pas fitores renditet në vendin e tetë me 38 fitore dhe 28 humbje në kuadër të Konferencës Perëndimore.
Ndërkohë, Warriors në pozitën e 10-të me 34 fitore dhe 31 humbje. /Klankosova.tv.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.