Lajmet e fundit

Irani ka kërcënuar çdo vend i cili do t'i mundësonte Izraelit që përmes hapësirës së tyre ajrore të kryejnë sulme ndaj Iranit.
Paralajmërimi u dha nga Ministri i Mbrojtjes i Iranit, Mohammad Reza Ashtiani, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.
“Çdo vend që hap hapësirën e tij ajrore ose tokën ndaj Izraelit për të sulmuar Iranin, do të marrë përgjigjen tonë vendimtare”, raportoi agjencia e lajmeve shtetërore IRNA, duke cituar Ashtianin.