Federata e Judos ka njoftuar se Ipponi i Pejës ka fituar tetë medalje në turneun ndërkombëtar në Maribor të Sllovenisë.
Turneu ndërkombëtar është mbajtur për grupmoshat U12, U14 dhe U16.
Pjesëmarrës atje ishin 27 klube nga Sllovenia, Austria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Ukraina dhe Kosova.
Nga klubi Ippon në këtë turne morën pjesë 11 garues, nga të cilët katër të artë, dy të argjendtë, dy të bronztë, dy vende të pesta dhe një të shtatë, njofton Klankosova.tv.
Bashkë me ta kanë udhëtuar edhe Presidenti i Federatës Agron Kuka si dhe trajnerët Majlinda Kelmendi dhe Fatos Tabaku.
Të artë:
U12
Jon Kuka -35 kg
U14
Roni Reshitaj -50 kg
Sidorela Dodaj -44 kg
Enise Zijade -48 kg
Të argjendtë :
U16
Fiona Kuka -57 kg
Blin Kuka -81 kg
Të bronztë:
U16
Toska Zijade -63 kg
Ruvejda Llonqari +70 kg
Vendet e pesta
U14
Elita Gashi -48 kg
U16
Estea Arifaj -52 kg
Vendi i 7-të
U16
Erlule Musaj -52 kg
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.