Lajmet e fundit

“Për herë të parë në histori, të gjithë sportistët pjesëmarrës në Lojërat Olimpike do të kenë mundësinë të marrin mbështetje financiare për zhvillimin e karrierës së tyre sportive ose për tranzicionin drejt karrierës pas sportit”, thuhet në njoftim.IOC ka ndarë një fond prej 140 milionë dollarësh për çdo cikël olimpik, nga i cili pritet të përfitojnë rreth 14,000 olimpistë.
“Ky nuk është shpërblim për medalje. Është njohje për rrugëtimin, përkushtimin dhe sakrificat që duhen për t’u bërë olimpist,” deklaroi kryetari i Komisionit të Atletëve të IOC-së, Pau Gasol.