Në komunën e Rahovecit, fëmijët që ndjekin edukimin parafillor në çerdhet publike në Krushë të Madhe, Xërxë dhe Ratkoc do të përfitojnë tash edhe sigurim shëndetësor, përveç pagesës mujore që vazhdon të mbetet e njëjtë.
Kjo iniciativë komunale po shoqërohet me rritje të vazhdueshme të numrit të përfituesve dhe po mirëpritet nga prindërit, të cilët e konsiderojnë një lehtësim të rëndësishëm për familjet.
Regjistrimi i fëmijëve në sistem do të bëhet pas nënshkrimit të kontratës me kompaninë e sigurimeve, që pritet të finalizohet gjatë kësaj jave.
Detajet i gjeni në kronikën e përgatitur nga Klan Kosova:
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.