06.09.2015 · përditësuar para 3968 dite1 min lexim
Sopranoja shqiptare me famë botërore, Inva Mula, ka interpretuar në skenat më të mëdha të muzikës botërore.
Por, emocionet që përjetoi të shtunën në mbrëmje, derisa po këndonte himnin për Nënë Terezën, në katedralen e Prishtinës, që mban emrin e humanistes më të madhe shqiptare, thotë se ishin më ndryshe.
Ajo interpretoi “Valsin hyjnor” i cili është himni i Nënës Terezë që u promovua në 18 vjetorin e vdekjes së laurates së çmimit Nobel për Paqe, Gonxhe Bojaxhiut.
Emocionet e sopranos ishin prezente edhe kur u pyet nëse e ka realizuar detyrën si duhet.
Sipas Mulës, veprat e Nënës Terezë që kanë lënë gjurmë në botë duhet të nderohen.
Me vendim të Papa Françeskut, Nëna Terezë do të shpallet shenjtore më 5 shtator të vitit të ardhshëm.
Kronikë nga gazetarja Lirika Haliti.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.