Sopranoja shqiptare Inva Mula, do të përformojë më 25 maj në Teatrin Kombëtar në Beograd të Serbisë dhe do të pritet nga kryeministri serb Aleksandër Vuçiq, një ditë para mbajtjes së koncertit, shkruan b92, transmeton Klan Kosova.
Mula do të performojë në Beograd pas nënshkrimit të një bashkëpunimi së fundmi në mes të Teatrit Kombëtar në Beograd dhe Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë.
Repertori i kësaj artiste, të lindur në Tiranë, përfshin një gamë të gjerë të roleve, duke përfshirë pjesëmarrjet në opera të tillë si Lucia di Lammermoor, Manon, Falstaff, Mireille, La Traviata, dhe Rigoletto.
Mula është laureate e garave të ndryshme ndërkombëtare (Barcelona, Bukuresht apo Paris).
Prindërit e Mulës ishin të dy këngëtarë të operës – babai i saj i Avniu, i cili ka lindur në Gjakovë, dhe nëna e saj Nina në Izhevsk të Rusisë.
●●●
NLSHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.