Lajmet e fundit

Fatlum Berisha
Udhëtimi drejt shtetit ballkanik, por edhe ndarja e drejtësisë në një stadium si “Maksimiri” i njohur më shumë për ndeshjet e viteve të 80-ta ku Dinamo Zagreb bëri histori e ku aktualisht po bën një gjë të tillë pasi vit pas viti luan në ndeshjet e kompeticioneve siç është Liga e Kampionëve dhe Liga e Evropës, për Berishën ishte sa emocional aq edhe moment krenarie pasi po bënte histori si personale ashtu edhe profesionale. “Pritja ka qenë shumë e mirë, organizimi i lojës ishte i nivelit më të lartë pasi kishim të bëjmë me Ligë të Kampionëve. E veçanta ishte debutimi ynë në këtë garë në Kroaci, pasi ekipi i Dinamos ka një nivel shumë të lartë të lojës me lojtarë shumë cilësorë në radhët e tyre. Në ditën e ndeshjes ishte gjithçka sipas agjendës të cilës iu përmbahemi me profesionalizëm”. Në përballjen që u shënuan pesë gola, e ku luajti edhe një futbollist kosovar si Lirim Kastrati, u dhanë edhe tri penallti gjë që bëri që ndeshja të jetë mjaft e vështirë për katërshen kosovare. “Loja ishte e nivelit tjetër, kishte intensitet dhe situata të vështira për t’i zgjedhur për ne si referë. Ishin tri penallti dhe [Genc] Nuza ishte në vendin e duhur dhe mjaft i saktë, kur kemi bërë një ndeshje me shumë vendime te rëndësishme. Normal që nuk është e lehtë, por ne ia dolëm edhe në këtë rang garash”.
Katërshja: Fatlum Berisha, Genc Nuza, Bujar Selimaj dhe Dardan Çaka.
Gjithë paraqitja e bërë të martën pritet t'iu shërbejë si motiv për vazhdim tutje në punën që bëjnë, thotë Berisha - që më parë ka qenë edhe futbollist. Sipas tij, edhe në Kosovë paraqitja e bërë po vlerësohet nga njohësit e futbollit, por edhe nga shtëpia më e madhe e futbollit në Kosovë, FFK. “Jemi duke e prezantuar Federatën e Futbollit të Kosovës në mënyrën më të mirë të mundshme në arenën ndërkombëtare. Ne jemi të etur për sfida dhe çdo ditë e më shumë po motivohemi për punë, sepse jemi duke u vlerësuar lart për punën profesionale nga të gjithë sportistët në shtetin tonë”. Berisha pas kësaj sfide pret që besimi i UEFA-s ndaj tij, por edhe gjyqtarëve të tjerë nga Kosova, në muajt dhe vitet e ardhshme të jetë më i madh, pasi beson se kanë cilësi për të gjykuar në ndeshje të tilla./Klankosova.tv